PAMJET/ Grusht shteti në Bolivi, ushtria pushton Pallatin Presidencial
Pallati presidencial i Bolivisë u sulmua nga ushtarët teksa Presidenti i vendit paralajmëroi se po ndodhte një “grusht shteti”. “Ne do ta rikuperojmë atdheun tonë” – u tha gjenerali Juan José Zúñiga gazetarëve nga Sheshi Murillo pasi zona u pushtua nga trupat ushtarake. Presidenti i vendit Luis Arce tha se “grushti i shtetit” ishte duke u zhvilluar dhe kërkoi që Gjeneral Zúñiga të largonte trupat që kishin pushtuar një pjesë të kryeqytetit La Paz.
Përpjekja e dukshme për një grusht shteti u kundërshtua menjëherë nga qeveritë e Meksikës dhe Hondurasit. Edhe ish-presidenti bolivian Evo Morales u bëri thirrje mbështetësve të demokracisë që të ngrihen dhe të bllokojnë rrugët.
“Një grup i Regjimentit Special Challapata ‘Mendez Arcos’ pushtoi Plaza Murillo me snajperë. Kjo duket se ata e përgatitën grushtin e shtetit paraprakisht. U kërkoj njerëzve me mendje demokratike të mbrojnë atdheun nga grupe të caktuara ushtarake që veprojnë kundër demokracisë dhe popullit” – tha ai.
“Unë jam në pallatin e popullit. Siç mund ta shihni, ky është Plaza Murillo i marrë nga tanket dhe trupa të armatosur. Ne e kuptojmë se është një fraksion i ushtrisë” – thotë ajo duke shtuar se njësitë ushtarake kishin zënë pozicione në të katër anët e sheshit dhe nuk po lejonin askënd të hynte.
🚨#BREAKING: Footage of military units storming Bolivia’s presidential palace
(📡 Source: teleSUR TV)
pic.twitter.com/6cUDumtgAF— SHORT NEWS (@BuonJose11019) June 26, 2024
Morales, presidenti i parë që vinte nga shumica indigjene e Bolivisë, realizoi një program radikal pasi fitoi pushtetin në vitin 2005. Ai synonte adresimin e ndarjeve dhe pabarazive ekstreme sociale. Ai dha dorëheqjen në vitin 2019 pasi u përpoq të anashkalonte kushtetutën dhe të kërkonte një mandat të katërt në pushtet.
Ai u pasua nga senatorja e opozitës Jeanine Áñez, e cila e shpalli veten presidente të përkohshme në nëntor 2019. Arce fitoi zgjedhjet presidenciale të tetorit 2020, duke rikthyer në pushtet partinë socialiste Mas. ©BBC, LAPSI.al