Aktualitet dhe Lajme

Pagesë e pensioneve nga 29 maji

Share

Qeveria sot në seancë e ka shqyrtuar dhe miratuar Informacionin për pagesën e pensioneve për muajin maj, duke u rekomanduar bankave komerciale që të sigurojnë që pensionistët të mund të disponojnë me pensionet e majit përmes rrjetit të bankomatëve dhe në rrjetin tregtar nga data 29 maj.

Qeveria ka ngarkuar Fondin e Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut që të dorëzojë të dhënat e pensioneve në bankat komerciale më së voni deri më 26 maj.

“Rekomandohet që për pensionet deri në 11 mijë denarë, pagesa të bëhet më 29 maj 2023 (e hënë); për pensionet në shumë prej 11.001-14 mijë denarë, pagesa duhet të bëhet më 30 maj (e martë); për pensionet me shumë prej 14.001-18 mijë denarë, pagesa duhet të bëhet më 31 maj (e mërkurë) dhe për pensionet mbi 18.001 denarë, pagesa duhet të bëhet më 1 qershor (e enjte), njofton shërbimi për shtyp i qeverisë.

Advertisements



Huazuar nga TVKLAN

Një kafe nga ju!

Back to top button