Aktualitet dhe Lajme

Operacion antidrogë në Shkodër/ Asgjesohen 1437 fidanë kanabis, arrestohen dy persona, dy të tjerë në kërkim

Share

schedule10:41 – 26 Maj, 2023

Policia e Shkodrës ka finalizuar një operacion kundër kultivimit të lëndëve narkotike, në të cilën janë angazhuar 80 forca policore. U evidentuan dhe asgjesuan 1437 fidanë cannabis sativa, nga të cilët 137 fidanë të kultivuar në kubikë dhe 1300 fidanë të kultivuar në tokë në 2 ambiente të ndryshme.

Në pranga ranë shtetasit Myrto Lisaj, 43 vjeç dhe Bashkim Fregjaj, 53 vjeç si autorë të dyshuar të kultivimit të 350 fidanëve në tokë dhe 137 fidanëve në kubikë. Në kërkim u shpallën dy të tjerë, babë e bir pasi pranë banesës së tyre u gjetën dhe asgjesuan 950 fidanë të kultivuar në tokë.

Droga u evidentua në territorin e fshatit Gjuran dhe në fshatin Vilzë. Më herët, gjatë fazës së dytë të këtij megaoperacioni, u asgjësuan 26 600 fidanë cannabis sativa, të kultivuar në tokë dhe në kubikë, si dhe u vu në pranga njëri nga autorët kryesorë të dyshuar të kultivimit të këtyre fidanëve.

Në megaoperacion u përfshinë 80 forca policore dhe 6 dronë./abcnews.al

 




Huazuar nga abcnews.al

Një kafe nga ju!

Back to top button