LOKALE

Oda e Cen Elez Ndreut

Share

Odë me përmasa te jashtëzakonshme kishte Cen Elezi; aty mund të flinin njiqind burra tue pasun secili dyshek me vete. Përmasat e saj te sakta nuk i dimë, por kjo merret me mend nga vetë miqtë që mund të rregulloheshin lirisht në nji natë. Oda ishte jo vetëm e madhe, por ene shumë moderne për atë kohë, e për kohën tonë. Ajo kishte një oxhak te stërmadh, rreth te cilit ishin shtrue shilte, lkura, sixhade, për nji ndejtje te rehatshme, si qëmoti, kambkryq, tue e pa zarmin me sy.Në zarm vihej një kërcunë e madhe, qe veç ai oxhak e merrte. Oda, veçksaj, kishte ene kande të tjera për ndejtje: nji me kolltuqe modernenji tjetër me divanë të gjanë ku mund të rrinin rreth nji tryeze te gjatë njizet – tridhjetë burra. Në mes të odës ishte nji tryezë shumë e madhe e rrumbullakët, rrethue me kolltuqe. Oda kishte shtatë tetë dritare të mdhaja, që shkonin për nga gjatësia deri afër tavanit që ishte pesë gjashtë metra i naltë. Ne odën e miqve që ishte në katin e dytë, sodo që dritaret ishin shumë të mdhaja, nuk mund të shikoje asgja nga jashtë, në çfarëdo kodre ja vendi që mund të ngjiteshe. Ajo kësisoj ishte e mbrojtun nga çdo sulm qe mund t’i bahej nga jashtë e nga larg. Për këtë odë Margaret Hasluck shkruan këto radhë: “Dhomën e pritjes te Cen Elezit, një dhomë drejtkëndshe madhështore, e ngrohte zjarri i kërcunjve të një oxhaku të stërmadh, ballë derës së odës. Oda ndriçohej ëmbël nganjë radhë dritaresh gjatësore që ngriheshin deri buze tavanit te larte…Cdo natë në këtë odë darkoheshin dhe flinin njëqind udhëtarë, seciline te aguar vijonte rrugën e vetë. Kishte një kryekuzhinier, i cili kishtenjë dhomë gatimi më vete, ky therte çdo natë nga dy desh ose një kadhe përgatiste të njejtën menu: supě, mish të zier dhe pilaf orizi. Gratë kishin kuzhinën e tyre, ku gatuanin për vete dhe për fëmijët, në rast se shefi i kuzhinës nuk u linte gjë për të ngrënë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button