Aktualitet dhe Lajme

Njoftoi se vuan nga kanceri, flet mikesha e Kate: Princesha e Uellsit donte të shuante thashethemet

Share

Sipas një mikeshe të saj të ngushtë, Princesha e Uellsit, Kate Middleton e shkroi të gjithë fjalimin e saj për luftën kundër kancerit vetë, në një përpjekje për të shuar thashethemet e mëtejshme dhe spekulimet shëndetësore. Kate bëri njoftimin emocional, të regjistruar të premten pasdite. Mikesha shtoi se fjalimi i lejoi Princeshës t’i afrohej më shumë një publiku i cili nuk u pajtua me thashethemet dhe teoritë konspirative.

“Nuk ishte në të vërtetë për dramën e javëve të fundit, megjithëse padyshim që ka qenë shqetësuese. Ajo ndjeu se duhej ta bënte për shkak të asaj që ishte. Më shumë ajo e di se është një personazh publik dhe ka një përgjegjësi më të gjerë drejtuese. Ishte e gjitha ajo, ajo shkroi çdo fjalë të saj”, ka thënë mikesha e saj siç rapotojnë mediat britanike.

Princi dhe Princesha e Uellsit falënderuan publikun të shtunën mbrëma për dashurië dhe mbështetjen e ofruar që pas njoftimit të së premtes, duke shtuar se ata ishin shumë të prekur nga kjo.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button