Një shkrim dedikuar vëllaut tim..!
Shkrim nga Ramadan Topuzi për vëllain e tij, këngëtarin e njohur dibran Mentor Topuzi
Këngëtari dibran, me zërin e tij të kthjellët, të ëmbël dhe të qetë, i sjell dibranëve një këngë të re të titulluar thjesht “Këngë për Dibrën”. Me tekst nga profesori Ramadan Topuzi dhe orkestrim nga mjeshtri Behar Neli, kjo këngë prezantohet përmes një videoklipi të realizuar me shumë kujdes dhe ka marrë vlerësime të larta nga publiku.
Mentor Topuzi, këngëtari i njohur, i ka kushtuar disa këngë Dibrës, përfshirë “Në Dibër janë trojet e mia”, “Nuk na ndahen tragjeditë” dhe këngën e famshme “Të ndrit balli Dibër nanë”, një bashkëpunim me këngëtarin e njohur Etmond Përnezha.
Këto dhe shumë bashkëpunime të tjera, si me këngëtaren e talentuar “Mjeshtre e Madhe” Liri Rasha; këngëtarin e njohur dibran Behar Kaca; këngëtarin Gentian Dervishi; artisten e re Ermira Dedja dhe me artistë të njohur mbarëkombëtarë si Resmije Krasniqi, harmonizohen me frymën patriotike. Ato synojnë të lartësojnë vlerat historike e kulturore të dibranëve dhe të promovojnë Dibrën tonë.
Për Dibrën tonë, bëjmë çfarë mundemi.
Për më shumë degjo këngë në youtube