Aktualitet dhe Lajme
Edmond Haxhinasto del nga ambientet e SPAK: U pyeta si dëshmitar!
Ish-ministri, Edmond Haxhinasto është paraqitur mesditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Pas 4 orësh Haxhinasto doli nga ambientet e SPAK ndërsa tha nje fjalë të shkurtër para mediave. Ai u shpreh se u pyet si dëshmitar për disa çështje por pa i specifikuar ato. Ish-ministri shtoi se dokumentet e tij i ka dhënë aty ku duhet.
“U pyeta si dëshmitar për disa çështje. Deponimet e mia i kam dhënë aty ku duhet”, tha Haxhinasto
Më parë Haxhinasto ka mbajtur pozicionet e Sekretarit për Marrëdhënie Ndërkombëtare, kryetarit të Komitetit Drejtues si dhe zv.kryetarit të LSI. Ndërkohë që po ashtu ka mbajtur dhe postet e zv.ministrit të Transporteve, ministrit të Jashtëm dhe ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë.