Aktualitet dhe Lajme

Nis seanca gjyqësore për Habib Rexhën, pritet të jepet masa e sigurisë

Share

schedule10:12 – 27 Maj, 2023

Paraditen e së shtunës ka nisur seanca gjyqësore ku do të jepet masa e sigurisë për Habib Rexhën, autorin e vrasjes së Arjan Gosës, ngjarje e ndodhur disa dutë më parë në qytetin e Kavajës.

Gazetari i ABC News, Leonidha Musai raporton se seanca gjyqësore po zhvillohet me dyer të mbyllura.

Rexha u vetëdorëzua në polici dy ditë pasi kreu vrasjen. Në pranga ka rënë edhe shoku i tij, Ervis Kurti pasi e ka ndihmuar për t’u larguar pas vrasjes.

31-vjeçari ka deklaruar para grupit të hetimit se vrasjen e ka kryer pasi ai dhe familja e tij ndiheshin të kërcënuar dhe se miku i tij nuk kishte dijeni për ngjarjen.

Sipas tij, viktima Arjan Gosa kur ishte kthyer nga Italia ishte shprehur se do ta shuante familjen Rexha. Familja e tij ka shprehur frikën për një tjetër hakmarrje dhe ka kërkuar mbrojtje ndërkohë që babai i Arjan Gosës ka thënë në policinë e Kavajës se çështjen ia ka lënë në dorë drejtësisë./abcnews.al




Huazuar nga abcnews.al

Back to top button