Aktualitet dhe Lajme
Megaoperacion anti-drogë në Lezhë, asgjesohen 3000 fidanë kanabis

schedule10:04 – 27 Maj, 2023
Policia e Lezhës ka finalizuar fazën e pestë të megaoperacionit të koduar “Imazhi”, si rezultat i kontrolleve në terren me skuadra të posaçme policore dhe me disa dronë.
Në fshatin Ungrej të Lezhës, u gjetën në kubikë dhe u asgjesuan me anë të djegies, 3000 fidanë kabanis të gatshëm për t’u kultivuar në tokë.
Gjatë 4 fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, në fshatra të ndryshëm të qarkut, u asgjësuan në total 849 fidanë narkotikë dhe u vunë në pranga 2 autorë të kësaj veprimtarie kriminale./abcnews.al