Aktualitet dhe Lajme

Nis në Apelin e GJKKO seanca për Erion Veliajn

Share

Para pak minutash, ka nisur në Apelin e Posaçëm, seanca për çështjen që përfshin Erion Veliajn.

Veliaj nuk është i pranishëm personalisht në gjykatë, por përfaqësohet nga avokati i tij, Ermir Beta.

Ndërkohë, në sallën e gjyqit ndodhet Elman Abule, i cili është i pranishëm dhe i shoqëruar nga avokatja Romina Zano.

Seanca po zhvillohet në prani të palëve dhe avokatëve përkatës, ndërsa gjykata pritet të marrë vendim në lidhje me çështjen.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button