Aktualitet dhe Lajme

Asnjë fitore përballë Letonisë, Shqipëria gati të “thyejë mallkimin” në Riga (STATISTIKAT)

Share

Pas barazimit me Serbinë, Kombëtarja shqiptare do të luajë në transfertë ndaj Letonisë. Duel ky që do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 20:45 në “Skonto Stadions”.

Kuqezinjtë do të tentojnë fitoren në transfertë, pasi çdo rezultat tjetër do të ishte fatal për ekipin e Sylvinhos. Në historinë e tyre, këto 2 ekipe janë përballur mes tyre 5 herë.

Por ajo që bie në sy është se kuqezinjtë nuk ia kanë dalë të fitojnë asnjërën prej tyre. Janë ndalur 5 herë në barazim me Letoninë. “Djemtë” tanë kanë mundur të shënojnë 6 gola, teksa po kaq gola janë pësuar.

Dueli i së nesërmes është histori tjetër dhe Kombëtarja do të hyjë në fushë “all-in” për triumfin për të shpresuar deri në fund të vendi i dytë në gurpin K që të çon në “Play-Off”

The post Asnjë fitore përballë Letonisë, Shqipëria gati të “thyejë mallkimin” në Riga (STATISTIKAT) appeared first on Albeu.com.


Huazuar nga albeu.com

Back to top button