Aktualitet dhe LajmeLajme nga DibraLajmi i funditPërditshmëri
Nis asfaltimi i rrugës së fshatit Bellovë

Fondi Shqiptar i Zhvillimit në bashkëpunim me Bashkinë Dibër, kanë nisur punën për asfaltimin e rrugës kryesore të fshatit Bellovë në Njësinë Administrative Melan.
Ky investim i jep fund problematikës shumë vjeçare që hasnin banorët e këtij fshati në përditshmëri. Fshati Bellovë është shumë pranë fshatit Rabdisht “100 fshatrat turistik” të Shqipërisë i cili dhe ai do jete me asfalt ditet ne vazhdim.
Dhe Bellove si fshat është një atraksion turistik për vizitorët vendas dhe të huaj.
I pranishem duke shikuar punimet ishte vet kryetari i bashkise Diber z.Rahim Spahiu ku po sjellim dhe disa foto nga faqja e tij ne facebook:










