Aktualitet dhe Lajme

Nga Çyrbja tek Xhaçka, Bardhi i denoncon të gjitha në Komisionin e Stabilizim-Asocimit

Share

Në mbledhjen e sotme të takimit të 18-të të Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri që u mbajt në Tiranë, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi foli për protestën që u zhvillua me bllokimin e 6 nyjeve kyçe të qarkullimit.

Edhe pse kryetari i takimit, nënkryetari i Kuvendit, Toni Gogu shpjegoi se protesta nuk duhet përfshirë në format, Bardhi ndërsa mori fjalën në takim tha se është shqetësuese për të fakti që deputetët e opozitës po provokohen dhe se po diktohen se çfarë të thonë e çfarë jo në këtë takim.

Sipas tij, meqënëse janë të përjashtuar pa ligj nga Kuvendi, do shfrytëzojnë takimin për të thënë disa të vërteta.

Bardhi tha se opozita do vazhdojë të thojë të vërtetat e saj, pavarësisht nëse këto të vërteta nuk u pëlqejnë disa prej të pranishmëve.

“Nëse doni panoramë ndryshe mos e bëni pjesë opozitën në këtë format, nëse doni njëngjyrësh atëherë e keni parlamentin. Ne kemi shfaqur respekt gjatë gjithë ditës për kolegët tanë të parlamentit europian. Detyra na dikton të jemi në këtë format. Por t’u diktohet deputetëve të opozitës së çfarë do thonë në këtë tryezë s’ia lejojmë Edi Ramës e askujt”, tha Bardhi.

Ai vijoi duke shpjeguar se arrestimi i deputetit Çyrbja tregon sesi vendosen kandidatët për deputetë në lista dhe u shpreh se opozita do të publikojë dosjet nëse prokuroria nuk vepron ndaj ministrave dhe deputetëve që përmenden në një dosje për të cilën SPAK ka ndaluar publikimin.

Po ashtu, Bardhi iu referua një investigimi në media për fondet e rindërtimit, ku një kompani që drejtohej, sipas tij, nga një eksponent krimi, ka fituar tenderë publikë.

“Fuqinë e krimit të organizuar e tregon një dosje e bërë publike nga SPAK ka arritur deri aty sa t’i diktojë Edi Ramës dhe mazhorancës socialiste se kush do jetë dhe kush nuk do jetë kandidat për deputetë. Dy banda kriminale të rrezikshme që vepronin në Durrës ku drejtues politik ishte Kryeministri Edi Rama, në dy përgjime dalin sesi konkurrojnë me njëra-tjetrën se cili do renditej i treti apo i pesti në lista.

Bardhi u ndal edhe tek votimi i Kuvendit për mandatin e Olta Xhaçkës.

“Votuan për herë të dytë për mos ta zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha Bardhi.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button