
Shqipëria mund të marrë dritën jeshile për në BE në qershor sipas Euractive. Procesi do të përshpejtohet pas ofertës për Ukrainën. Gjatë qershorit e njëjta ftesë do merret për Ukrainën.
Sipas Euractive të dyja vendet, si Shqipëria dhe Ukraina, mund të marrin dritën jeshile të anëtarësimit në BE gjatë muajit qershor.
Serbia dhe Mali i Zi janë në krye nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Por procesi i pranimit të Malit të Zi ka shtagnur disi dhe ndërsa Serbia vazhdon të hapë kapituj, nuk ka vullnet të vërtetë politik për t’u bashkuar me BE.
“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë të radhës, në pritje për të nisur zyrtarisht bisedimet, ndërsa Kosova dhe Bosnja dhe Hercegovina nuk kanë marrë ende statusin e kandidatit”, thuhet më tej në artikull./lajmifundit.al/
