Aktualitet dhe Lajme
Ndihmoi autorin e vrasjes së 58-vjeçarit Renato Hoxhaj në Vlorë, zbardhet dëshmia e Eris Mehmetit

I ndaluari Eris Mehmeti, ka dhënë dëshminë para ofircerëve të policisë, ku ka mohuar që të ketë lidhje me vrasjen e 58-vjecarit Renato Hoxhaj në Vlorë më 27 Prill.
Raportohet se Eris Mehmeti, ka thënë në polici se makina është e njëjta me atë që ai ka në pronësi.
Ndër të tjera, ai ka shtuar se makinën ia ka lënë në përdorim një miku të tij, pasi ia kishte kërkuar dhe se tashmë nuk e di se për cfarë është përdorur makina e tij.
Eris Mehmeti, është lënë në burg nga Gjykata e Vlorës, për përkrahje të autorit të krimit dhe sigurim kushtesh, për te kryer vrasjen e Renato Hoxhaj. Nga dyshimet që ka policia dyshohet se automjeti mund të jetë cmontuar.