Aktualitet dhe LajmeFetareLajmi i funditPërditshmëri

Myftinia Dibër njofton besimtarët për nisjen e agjërimit të Ramazanit

Agjërim të lehtë e të pranuar

Share
🌙 NJOFTIM PËR OPINION ☪️🔊
Agjërimi i Ramazanit fillon më 11.03.2024
Myftinia Diber njofton besimtarët dhe gjithë opinionin e gjerë se muaji i madhëruar i Ramazanit fillon ditën e henë, 11 Mars 2024.
Me rastin e fillimit të muajit të madhëruar të Ramazanit,Myftinia Diber dhe Xhamia Peshkopi përgëzon besimtarët në Dibër por edhe kudo në Shqiperi, Kosovë, Maqedoni, diasporë e në trojet tona duke u dëshiruar agjërim të lehtë, shtim të ibadetit dhe solidaritet me nevojtarët.
Duke qene qe neser mbas akshami eshte nata e pare e Ramazanit, eshte edhe nata e pare e namazit te teravise.
Ramazani është muaji i sabrit (durimit), kurse shpërblimi i sabrit është xhenneti. Ramazani është muaji i bamirësisë, muaji në të cilin shtohet bereqeti i besimtarëve. Kush e fton tjetrin në iftar, do t’i falen gjynahet, do t’i shpëtojë zjarrit të xhehenemit dhe do të ketë shpërblim të barabartë me atë që e ka ftuar në iftar pa asnjë pakësim të shpërblimeve të veta.”
Sahabet i thanë Profetit se disa nga ata nuk kishin mundësi për këtë. I dërguari i Allahut u përgjigj: “Allahu do të shpërblejë me shpërblimin e përmendur, cilido që e fton për iftar agjëruesin edhe me një hurmë, apo një gotë qumësht, ose qoftë edhe me një gotë ujë”.
URIME MUAJI RAMAZANIT! 🌙 ☪️
Back to top button