Aktualitet dhe Lajme

Aksident në Berat, shoferi merr para shtyllat e ndriçimit

Share

Berat – Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në By Pass-in në dalje të qytetit të Beratit, në lagjen “Uznovë e madhe”.

Një automjet tip “Skoda, duke udhëtuar drejt daljes së qytetit ka humbur kontrollin dhe ka marrë para dy shtylla të ndriçimit të rrugës.

Si pasojë e aksidentit automjeti është shkatërruar totalisht në pjesën e përparme, ndërkohë që drejtuesi i saj ka dalë nga mjeti pa lëndime.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë të qarkullimit rrugor, të cilët po kryejnë edhe veprimet e para në vendin e aksidentit, për të kuptuar shkaqet dhe dinamikën e tij.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se shkak për aksidentin mendohet të jetë bërë shpejtësia përtej normave të lejuara e drejtuesit 28-vjeçar.

Si pasojë e aksidentit, prej më shumë se gjysmë ore vijon të jetë pa ndriçim rruga e By Pass-it./albeu.com




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button