Aktualitet dhe Lajme

Miqësorja ndaj Suedisë, ja sa tifozë shqiptarë pritet të jenë të pranishëm në stadium

Share

Shqipëria luan të hënën miqësoren e dytë përgatitore në kuadër të Euro 2024. Në “Friends Arena” të Stockholmit pritet një duel i fortë dhe i luftuar.

Stadiumi ka një kapacitet prej 50 mijë vendesh, ndërkohë që shtypi sportiv suedez raporton se deri tani janë shitur rreth 19 mijë bileta.

Plot 3 mijë bileta janë blerë nga tifozët shqiptarë, teksa ky numër me shumë gjasa do të rritet ditën e ndeshjes.

Shqipëria do të sfidojë Suedinë për herë të gjashtë në histori. Teksa kjo do të jetë miqësorja e dytë mes dy kombëtareve.

Në pesë sfidat e mëparshme, vikingët kanë fituar tri prej tyre, një duel ka përfunduar në barazim, ndërkohë që kuqezinjtë kanë fituar vetëm 1 herë.

Bëhet fjalë për miqësoren e vitit 2004 me rezultatin 2-1, falë golave të Skelës dhe Aliajt.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button