fbpx
Aktualitet dhe Lajme

MF: Përmirësim i skemës aktuale të taksimit të të ardhurave nga punësimi

Share

Në Strategjinë e re Afatmesme të të Ardhurave për periudhën 2024-2027, e cila është publikuar për konsultim publik, propozohet përmirësimi i progresivitetit në skemën aktuale të taksimit të të ardhurave nga punësimi, duke lehtësuar kategoritë me të ardhura të mesme.

Strategjia propozon skemë taksimi progresiv jo vetëm për të ardhurat nga punësimi, por edhe për të ardhurat personale nga biznesi.
Po ashtu, zgjerim të bazës së deklarimit të të ardhurave personale, duke e ulur pragun përjashtues në 1.2 milion lekë në vit, prag i cili do të zbatohet për të ardhurat e vitit 2024 dhë në vijim.

Po ashtu, zgjerim të bazës së deklarimit të të ardhurave personale, duke e ulur pragun përjashtues në 1.2 milion lekë në vit, prag i cili do të zbatohet për të ardhurat e vitit 2024 dhë në vijim.

Zgjerimi i bazës së deklarimit të të ardhurave personale globale, duke ulur pragun përjashtues nga 2 milionë lekë në vit në 1.2 milion lekë në vit, është masë pozitive për nxitjen e pajtueshmërisë vullnetare dhe deklarimin e të ardhurave”, argumenton Ministria e Financave.

Ulja e pragut të deklarimit nga 2 në 1.2 milion lekë në vit, merr në konsideratë kapacitetet teknike për pranimin dhe përpunimin e shtesës së deklaratave nga ato që përpunohen aktualisht, nevojat shtesë në burime njerëzore për mbikqyrje dhe auditim, kostot e pajtimit për qytetarët, efektet reale pozitive në rritjen e të ardhurave që do të ketë një ndërmarrje e tillë në kushtet kur për pjesën dërrmuese të të ardhurave tatimi mbahet në burim nga paguesi i të ardhurave.

Gjithashtu individi do të detyrohet të dorëzojë pranë administratës tatimore deklaratën DIVA edhe në rastet kur të ardhurat tatimore vjetore të individit janë më shumë se 50.000 lekë e çdo të ardhure tjetër që nuk i nënshtrohen tatimit përfundimtar në burim.

Shqipëria arkëton në buxhet nga tatimet direkte mbi të ardhurat e biznesit dhe atyre individuale, rreth 40-50 % më pak se vendet e Bashkimit Europian.

Propozohet rritje graduale e pagës minimale për efekt të kontributeve dhe pagës minimale për efekt të tatimit mbi pagën, duke synuar njehsimin e tyre në të ardhmen.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button