Aktualitet dhe Lajme

Meta publikon pamjet në Majën e Çikës: Ngado që hedh sytë është mrekulli e vërtetë

Share

Këtë të mërkurë, kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka publikuar momente nga ngjitja e Majës së Çikës.

Meta shprehet se Maja e Çikës është mrekulli e natyrës, pasi ngado që hedh sytë, ka pamje të mrekullueshme.

Kreu i PL shprehet se; kur je me një ekip të mrekullueshëm ngjitja bëhet më e lehtë dhe më e bukur.

Postimi:

“Fotoalbum nga ngjitja magjike në Majën e Çikës 2045m, ngado ku t’i hedhësh sytë një mrekulli e vërtetë: Nga Deti Jon apo nga Lugina e mrekullueshme e Lumit të Vlorës! 🏔️🦅🇦🇱

Me një ekip të mrekullueshëm dhe kompakt ngjitja bëhet më e lehtë dhe më e bukur!

Bes Kallaku Fation Plaku Photography #RobertMaliqi Baki Dervishi”, shkruan Meta.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button