Aktualitet dhe Lajme

Meghan Trainor i rikthehet muzikës

Share

Meghan Trainor i është rikthyer muzikës.

Këngëtarjq  publikoi ditën e sotme albumin e saj të gjashtë të titulluar “Timeless”. Ai  përmban këngët “Been Like This” me T-Pain dhe “To the Moon”, së bashku me 14 këngë të tjera, duke përfshirë “Crushin” dhe “Love on Hold” me T-Pain.

“TIMELESS është publikuar tashmë!!! Ky album do të thotë gjithçka për mua dhe tani është i yti,” shkroi ajo në Instagram.

Trainor performoi “To the Moon” dhe “Been Like This”, dy këngë nga Timeless, në episodin e së premtes në Today. “Timeless” shënon albumin e parë të saj që nga “Takin’ It Back” në tetor 2022.

Meghan do të promovojë albumin me një turne të ri që fillon më 4 shtator në Cincinnati dhe përfundon më 19 tetor në Inglewood, Kaliforni.



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button