
Mbytet i riu në Drinin e Zi. Ishte duke bërë raftin me shokët, rrjedha e mori për 6 km
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të fshatit Selane, pranë Peshkopisë.

DIBËR- Një tjetër tragjedi është shënuar sot një Shqipëri. Sipas informacioneve mësohet se një i ri ka humbur jetën në Dibër, pasi është mbytur në lumin Drin të zi. Viktima është identifikuar si Edison Zuna, 18 vjeç.
Ky i fundit po bënte raftin me tre shokë të tjerë. Dyshohet se 18-vjeçari ka rënë nga varka dhe më pas është mbytur. Rrjedha e lumit e ka marrë me vete për 6 km, duke e nxjerrë në fshatin Selane. Policia e Dibrës ka shkuar në vendngjarje për të hetuar shkaqet e mbytjes së të riut.
Huazuar nga www.dosja.al