Aktualitet dhe Lajme

Mbi 5 orë në SPAK/ Monika Kryemadhi: U ballafaqova me akuzat që kanë ngritur

Share

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, pas daljes nga SPAK ka dhënë një komunikim për mediat.

E pyetur nga gazetarët rreth arsyes që është thirrur, Kryemadhi është shprehur:

“Iu përgjigja disa pyetjeve, ballafaquam të gjithë gjërat që kanë të bëjnë me akuzat që kanë ngritur.
Besoj që ezauruam në aspektin e pyetjeve dhe përgjigje.

E lexova me vëmendje, e firmosa me vetëdije të plotë.
Ua them sërish se nuk kam bërë ndërhyrje estetike, pasi kjo do të thotë të ndryshosh shumë gjëra”, u shpreh ajo pas daljes nga SPAK.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button