Aktualitet dhe Lajme

Mazniku, takime në Durrës e Kavajë: Ristrukturohen stafet e bashkive dhe rriten pagat!

Share

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, zhvilloi dy takime në Kavajë dhe në Durrës me 23 kryetarët e bashkivë të mesme dhe të mëdha për të diskutuar mbi ristrukturimin e stafeve të bashkive si dhe rritjen e pagave që do të ndodhë brenda verës.

Mazniku u tha kryetarëve të bashkive se organigramat e bashkive të tyre duhet të jenë të bazuar në tre shtylla, “Pjesa e aparatit që do të fokushet në rolin e politik-bërjes, rregullatorit, planifikuesit dhe monitruesit. Shtylla e dytë do të jenë të gjitha funksionet që bashkitë i kanë të vetat dhe dyhet t’i kryejnë si përshembull Policia Bashkiake apo shërbimi zjarrëfikës, si dhe shtylla e tretë janë shërbimet që kryhen në terren të cilat bashkia mund t’i kryejë vetë ose t’i kontraktojë në palë të treta”. – u shpreh ministri

Kjo ndarje e stafit do të ndihmojë sipas Ministrit Mazniku në një organizim më të parashikueshëm të organigramën e bashkive si dhe rrit cilësinë dhe eficencën e shërbimit që bashkitë ofrojnë.

Gjithashtu në këtë takim, Arbjan Mazniku tha se brenda verës do të kalojë akti normativ në qeveri për të rritur pagat e punonjësve të bashkive në një masë të konsiderueshme. “Për të njëjtin profesion, paga do të jetë e njëjtë në të gjitha bashkitë e Shqipërisë” – u shpreh ministri Mazniku duke shtuar se: “E vetmja diferencë do të jetë lejimi ose jo i disa kategorive zyrtare të pagave nga një bashki më e vogël tek një bashki më e madhe”.

Ditën e Premte, Minsitri Mazniku do të zhvillojë një tjetër takim me kretarët e bashkive të vogla për të njëjtën tematikë


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button