fbpx
Aktualitet dhe Lajme

Mbledhja e Kryesisë së PD-së, merret vendimi, protestë më 6 tetor

Share

Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur në përfundim të mbledhjes së zhvilluar mbrëmjen e sotme se do të zhvillojë një protestë në datën më 6 tetor. Ky vendim i demokratëve vjen pas diskutimeve të për të përshkallëzuar aksionin e tyre opozitar, teksa ditën e sotme Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin për të dënuar me burg deputetin Ervin Salianji.

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Partisë Demokratike mësohet se janë zhvilluar diskutime të shumta për hapat e ardhshëm të opozitës. Kjo mbledhje erdhi pas vendimit të Gjykatës së Apelit për dënimin me një vit burg të deputetit Ervin Salianji.

Në këtë mbledhje deputetja Ina Zhupa theksoi nevojën për një protestë të pandalshme dhe të qëndrueshme, duke e cilësuar atë si një domosdoshmëri.

Ajo ka shtuar se kanë një mision historik për ta mposhtur frikën e qytetarëve dhe për të qenë në krye të revoltës. Ajo ka shtuar se nuk u intereson karriga po nuk mbrojmë kushtetutën dhe të drejtat themelore të qytetarëve.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button