Aktualitet dhe Lajme

Marrëveshja PS-PD/ Çuçi: Ramë dakord për objektet e dy komisioneve hetimore, platformë për ligjet me 3/5

Share

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi konfirmoi se mes mazhorancës dhe opozitës ka pasur dakordësi për ngritjen e dy komisioneve hetimor

Po ashtu Çuçi bëri me dije se është marrë një vendim që Komisioni i Ligjeve të ngrijë një platformë, për të krijuar një dialog politik për ligjet që kërkojnë 3/5-t.

Çuçi: Ramë dakord për objektet e dy komisioneve hetimore , atë të Shëndetesësisëm që përfshin sterilizimin dhe check up-i dhe atë të TIMSm që ka të bëjë me mbrotjen e të dhënave.

Ramë dakord dhe morëm një vendim që të mandatojmë Komisionin e Ligjeve për të ngritur një platformë për të krijuar një dialog politik për ligjet që kërkojnë 3/5-t dhe janë pjesë e agjendës së integrimit evropian. Emrat do të miratohen javën tjetër. Ne mandatuam që brenda komisionit të ligjeve një grup pune me numër të barabartë dhe konsensus”.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button