Aktualitet dhe Lajme

Lufta në Ukrainë/ Vijojnë sulmet ruse në Kherson, granatimet vrasin katër persona

Share

Katër persona janë vrarë nga granatimet me artileri nga Rusia në Kherson, njoftoi ministri i Punëve të Brendshme të Ukrainës, Ihor Klymenko.

Më herët, autoritetet kishin raportuar për tre viktima, por tashmë numrit iu është shtuar edhe një tjetër ukrainas.

“Ekipet e shpëtimit kanë shkuar zjarrin që kaploi një makinë që u godit nga zjarri i artilerisë në Kherson gjatë mesditës. Fatkeqësisht, ata nuk mundën të shpëtonin shoferin dhe një pasagjer. Numri i viktimave nga granatimet ruse u rrit në katër, të cilët ishin banorë lokalë. Një tjetër person është plagosur”, shkroi ministri në Telegram.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button