Aktualitet dhe Lajme

Gazetari jep detaje për vrasjen e Liridonës: Babai i Naimit flet për mesazhet me gruan e…

Share

Vrasja e Liridona Ademajt tronditi Prishtinën natën e 29 Nëntorit të vitit të kaluar. Para Prokurorisë së Prishtinës, në Departamentin për Krimeve të Rënda, kanë dëshmuar sërish të dyshuarit e ndaluar për këtë çështje.

Lidhur me vrasjen e saj janë arrestuar Naim Murseli, bashkëshorti i saj i dyshuar si porositës i vrasjes, Granit Plava, ekzekutori e Kushtrim Kokalla, bashkëpunëtori.

Gazetari Muharrem Kafexhiu, gjatë një interviste televizive përmendi një detaj në dëshminë e Naim Murselit, i cili tha që nuk ka qenë aty në vendin e ngjarjes, ndërsa Granit Plava, thotë se Murseli ka qenë i pranishëm në momentin e ekzekutimin, por fëmijët e tij nuk i ka parë.

“Në deklaratën e parë Naim Murseli e ka mohuar përfshirjen, por çështja ka të bëjë me detajet e vogla, pra që është larguar në vendin e ngjarjes, që e mohon Dorasi. Plava në dëshminë e tij ka thënë që kur është ekzekutuar ka qenë i pranishëm edhe Naim Muselit, ndërsa për fëmijët thotë që nuk i ka pare”, tha Kafexhiu.

Ndërsa gazetari Igli Çelmenti, krahasoi ndryshimin në dëshmi për sa i përket armës. Armën Granit Plava, thotë që e ka blerë të Tom Dodaj.

Ky i fundit thotë që Murseli e ka kërkuar vetë armën, ndërsa Murseli deklaron se Granit Plava i ka kërkuar vetë një armë Tom Dodajt.

“Bashkëpunëtorët e nxjerrin gënjeshtar sepse Plava thotë që armën e ka blerë te Tom Dodaj, (personi i katërt i arrestuar), ndërsa Dodaj thotë që Murseli e ka kërkuar armën, ndërsa Murseli thotë që Plava ka kërkuar që t’i marrë një armë vetë Tom Dodajt. Dodaj deklaron që e ka marrë para 5 vitesh në Gjakovë, disa personave nga Shqipëria, dhe e ka kërkuar vetë Naim Museli, i cili në dëshminë e tij thotë që jo, Granit Plava e ka kërkuar vetë armën, ndërsa Tom Dodaj dhe Granit Plava e hedhin poshtë deklaratën e tij”, tha gazetari.

Për sa i përket dyshimeve për tradhti, Kafexhiu thotë që në dëshminë e tij të parë, Murseli pranon që ka krisje në çift, ndërsa avokatja deklaroi se kanë qenë një çift i lumtur.

Gjithsesi, sipas Çelmentit, edhe pse të dyshuarit akuzojnë për tradhti, nuk mund të bazohemi në fjalën e tyre, pasi janë autorë të dyshuar.

“Në prokurori ka dhënë mbi tre dëshmi, që nuk është publikuar. Në momentin e parë para hetuesve ka përmendur krisjet në martesë. avokatja e tij, mbrëmë i mohoi këto duke thënë se çifti ka qenë i lumtur”, tha Kafexhiu.

“Alibia kryesore është tradhtia, babai i Murslit, Shaban Murseli në dëshminë e tij flet për mesazhet që ka pasur Naim Murseli me gruan e vëllait të Kushtrim Kokallës. Pra tentojnë të manipulojnë të vërtetën. Kjo nuk është e vërteta, pasi këta janë dëshmi të autorëve të ngjarjes. Ka pista të tjera më të rëndësishme që po hetohen, dosje që asnjë gazetar nuk i ka parë”, tha gazetari.

 




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button