Lorenc Vangjeli: Erion Veliaj fiton betejën me publikun. Strategjia e tij e përbashkët me kryeministrin është një kurth për opozitën
Analisti Lorenc Vangjel sheh Erion Veliaj si fitues në sytë e Opinionit public në përballjen e tij me Berishën dhe Metën. Duke folur në emisionin “Opinion”, Vangjeli tha se strategjia e Veliajt është një kurth i përbashkët mes kryeministrit dhe kryetarit të bashkisë, për ta tërhequr kundërshtarin e tyre politik dhe atje ku ata zakonisht fitojnë.
“Qëllimi i zotit Veliaj ishte befasues. Nisur nga ajo që pamë ai ka bërë atë që duhej për mbështetësit e tij dhe për të nisur luftën politike nga dyert e SPAK. Strategjia e tij është një kurth i përbashkët mes kryeministrit dhe kryetarit të bashkisë, për ta tërhequr kundërshtarin e tyre politik dhe atje ku ata zakonisht fitojnë. I gjithë thelbi i kësaj strategjie qëndron tek e bëra e kontrastit mes gjuhës së Berishës dhe Metës për SPAK dhe gjuhës së Veliajt duke i quajtur kolegë dhe bashkëpunues. Duke i thënë publikut atë që do të dëgjojë, Erion Veliaj fiton betejën me publikun…. Të gjithë ata që ai sulmon, përfshi edhe kolegët tanë, njerëzit do thoshin – “He mo se edhe këta njësoj janë”. Dhe kjo është një gjetje inteligjente. Ka zgjedhur që në këtë mënyrë të bëjë numrin 2 të PS dhe të bëjë gardhin e mbrojtjes për PS dhe për Edi Ramën”, deklaroi Vangjeli.
Huazuar nga Javanews.al