Leximi digjital i pasaportave, Rama: Nga nesër, nuk do të kenë kontakt me policin
Hapja e terminalit të ri në Aeroportin e Rinasit, do të sjellë mjaft lehtësira për qarkullimin e qytetarëve si atyre që vijnë në Shqipëri dhe atyre që lëvizin për në vende të tjera.
Ky investim ka bërë që të shtohen 8 porta të reja dhe gjithashtu do të hyjë në funksion teknologjia e re në leximin e pasaportave.
Duke u ndalur tek teknologjia e re e leximit të pasaportave, kryeministri Rama tha se do ti jepet fund kontaktit me policinë, por gjithçka do të jetë dixhitale.
“Sot është vënë në punë dhe sistemi i ri teknologjik i leximit të pasaportave në hyrje falë angazhimit të ministrit të Brendshëm, policisë së Shtetit dhe kompanisë e cila që në ditën e parë të nënshrkimit të marrëveshjes së re pasi bleu nga koncesionari i mëparshëm të drejtën e operimit, është angazhuar në të gjithë frontin e punëve që duhen bërë në këtë aeroport.
Nga nesër, të gjithë qytetarët me pasaportë shqiptare që vijnë në aeroportin e Rinasit nuk do kenë lexim manual të pasaportës nga polici që i sheh në sy e sheh pasaportën, por do kalojnë në barrierën digjitale me leximin digjital, process që zgjat më pak se gjysmë minuti.
Kjo do të lehtësojë fluksin e hyrjeve. Kjo vlen edhe për qytetarët e BE, SHBA, Britanisë së Madhe e Kanadasë. Për të tjerët do ketë process kalimi me lexim manual të pasaportës”, tha Rama./albeu/com