Ky është Drini i Zi
Drini i Zi është një lumë i rëndësishëm që buron nga Liqeni i Ohrit. Ai ka një lartësi mbidetare prej 695 metra, ndërsa del nga territori i Maqedonisë së Veriut në afërsi të qytetit të Dibrës në lartësi mbidetare 476 metra
Gjatësia e përgjithshme e lumit është 149 kilometra, dhe brenda Maqedonisë së Veriut, lumi është i gjatë 56 kilometra.
Urat e shumta që lidhin dy brigjet e Drinit të Zi i japin Strugës epitetin “Qyteti i Urave”
Ky lumë rrjedh në veri në drejtim të qytetit të Dibrës në një zonë malore, ku pastaj e shënon një pjesë të kufirit të Maqedonisë së Veriut me Shqipërinë, për të kaluar pastaj në territorin e Shqipërisë.
Në pjesën e Maqedonisë së Veriut, rrjedha e lumit është e ndërprerë nga dy liqene artificiale (Dibër dhe Glloboçicë), të cilat shërbejnë për përfitimin e rrymës elektrike.
Pranë qytetit të Kukësit, Drini i Zi bashkohet me Drinin e Bardhë duke formuar lumin e bashkuar Drin, i cili ka derdhje në Detin Adriatik
Në ujërat e Drinit të Zi rriten një numër i madh peshqish si krapi, trofta, ngjala etj. Ky lumë është një pasuri natyrore e rëndësishme për rajonin dhe një destinacion i bukur për turistët që duan të shijojnë peizazhin e tij të mahnitshëm. 🌊🏞️