Aktualitet dhe Lajme

Kuvendi miraton në seancën maratonë pr/ligjet për studentët e mjekësisë, kanabisin mjekësor dhe ASH. Ja si votuan deputetët

Pas shumë orësh debate dhe diskutime, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 71 vota pro dhe 23 kundër projektligjin “Për trajtimin e veçantë të studenteve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e përgjithshme” në institucionet publike të arsimit të lartë”

Ky projektligj i detyron studentët që pas përfundimit të studimeve të nënshkruar një kontratë për të punuar në Shqipëri dhe për të mos u larguar nga vendi.

Po ashtu, Kuvendit miratoi me 69 vota pro, 3 abstenime dhe 23 kundër Projektligjin “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së cannabis-it dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale”.

Kuvendi miratoi me 70 vota pro, 23 kundër dhe 2 abstenime pr. Ligjin për Akademinë e Shkencave. Kryetarit ti lejohet një mandat i dytë si dhe kufizimi i moshës 75 vjeç.

Në fund të një seancë plenare maratonë, e cila nisi në orën 10:00 e që përfundoi në orën 04:40 të mëngjesit të së premtes, duke i dhënë fund edhe sesionit parlamentar, votoi pikat e rendit të ditës. Prezentë në proces votimi ishin 95 deputetë të pranishëm.


Huazuar nga Start News

Back to top button