fbpx
Aktualitet dhe Lajme

Kurtulan futet e shënon, Shqipëria U-21 triumfon 4-0: Lihtenshtejnin thyhet keq në “Niko Dovana”

Share

Shqipëria U-21 triumfoi 4-0 në ndeshjen miqësore ndaj Lihtenshtejnit e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana”. Kuqezinjtë dominuan takimin dhe golat e fitores i shënuan Adrion Pajaziti, Erald Maksuti, Ermir Rashica dhe Arda Kurtulan.

Ndeshja nisi shumë mirë për Shqipërinë U-21 që u shfaq rrezikshëm në portën kundërshtare që në minutat e para të takimit. Pas disa rasteve të mira kuqezinjtë zhbllokuan rezultatin me penallti. Në minutën e 37′ kapiteni Adrion Pajaziti goditi saktë nga pika e bardhë, duke bërë 1-0. Katër minuta më pas, Shqipëria U-21 realizoi edhe golin e dytë. Erald Maksuti dyfishoi rezultatin. Pjesa e parë u mbyll 2-0.

Fraksioni i dytë nisi me të njëjtin ritëm për kuqezinjtë që shënuan edhe golin e tretë në minutën e 53′. Këtë herë ishte Ermir Rashica ai që e dërgoi topin në rrjetë. Trajneri Alban Bushi aktivizoi në pjesën e dytë edhe Endri Demën, Arda Kurtulan, Ardit Nikajn, Rei Pecanin, Paulo Buxhelajn dhe Ajdi Dajkon. Kur gjithçka po përfundonte 3-0, Kurtulan fitoi një penallti dhe e shndërroi po vetë në gol. Në fund ndeshja u mbyll me fitoren e Shqipërisë U-21 me rezultatin 4-0.

Lexo më tejRrebeshi në Podgoricë ndërpret ndeshjen e kombëtares : ja kur do të luhet ndeshja me Malin e Zi U21

Formacioni i Bushit: Antezelo Sina (GK), Marcelino Preka, Geralb Smajli, Adrion Pajaziti (C), Ermis Selimaj, Elmando Gjini, Klevi Qefalia, Rejan Alivoda, Ermir Rashica, Arlind Rexhepi, Erald Maksuti.



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button