Aktualitet dhe Lajme
Kukësi përfshihet nga reshjet e shiut dhe dëborës
Territori i Qarkut Kukës vazhdon të jetë i përfshirë nga reshje shiu me intensitet mesatar dhe reshje bore në lartësi.
Si pasojë e këtyre kushteve të motit të gjitha akset nacionale rrugore vazhdojnë të jenë nën trysninë e rënies së gurëve, inerteve dhe borës duke krijuar vështirësi në qarkullimin normal të mjeteve në disa segmente rrugore.
Aktualisht të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme normalisht.
Nga bashkia Kukës, Tropojë dhe Has nuk ka raportime për ndonjë problematikë emergjente.
I gjithë Qarku i Kukësit furnizohet normalisht me energji elektrike.
The post Kukësi përfshihet nga reshjet e shiut dhe dëborës appeared first on Albeu.com.
Huazuar nga Albeu.com