Aktualitet dhe Lajme

Kreu manovra të rrezikshme me automjet, shoferi nga Berati gjobitet me 600 mijë lekë

Share

Një person është ndëshkuar nga policia në Berat, pasi kreu manovra të rrezikshme me automjet me xhama të riveshur dhe pa kontroll teknik.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Berat, pas denoncimeve të bëra nga disa qytetarë, për një drejtues automjeti që kryente manovra të rrezikshme, gjatë qarkullimit në qytetin e Beratit, kanë organizuar punën për identifikimin e tij.

Si rezultat i monitorimit të kamerave të sigurisë dhe i kontrolleve në terren, është identifikuar dhe shoqëruar në Komisariat, drejtuesi, së bashku me automjetin me të cilin kryente manovra.

Shërbimet e Policisë Rrugore e kanë ndëshkuar drejtuesin e automjetit, me masën administrative 60 000 lekë të rinj, si dhe i kamë pezulluar lejen e drejtimit, në bazë të neneve 139, 72 dhe 79, të Kodit Rrugor./albeu.com




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button