Aktualitet dhe Lajme

Kosovë – Votat me postë, mbesin për t’u numëruar edhe më pak se 100 kuti

Share

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë jashtë Kosovës.

Sipas zëdhënësit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi i ka thënë KosovaPress-it, se deri të dielën, më 2 mars, në orën 16:00, në këtë qendër janë numëruar 89 nga 187 kuti të votimit që i takojnë votuesve nga komuna të ndryshme.

“Aktualisht, të dielën pasdite, në proces të numërimit janë fletëvotime të ndara në kuti të votimit që u takojnë komunave Prishtinë, Prizren, Podujevë, Pejë, Rahovec, Gjilan, Lipjan dhe Istog. Procesi i numërimit është transparent dhe po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar. Pas përfundimit të numërimit, rezultatet për subjektet politike dhe kandidatët, të ndarë sipas komunave, të cilave u takojnë votuesit e regjistruar, brenda një kohe të shpejtë do të shfaqen në platformën http://rezultatet2025.net . Numri i pakove të supozuara me fletëvotime dhe që janë aprovuar nga KQZ, pas procesit të vlerësimit, është më shumë se 63 mijë sosh”, tha ai.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button