Aktualitet dhe Lajme
Kokainë, kanabis dhe ekstazi, prangoset 19- vjeçari në Tiranë
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 19-vjeçar që u kap në flagrancë në Selitë, me doza cannabisi, kokaine dhe ekstazi.
Në kuadër të operacionit “Tempulli” u vu në pranga shtetasi M. A., 19 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde të dyshuara narkotike cannabis, kokainë dhe ekstazi, të ndara në doza, gati për shitje.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 19-vjeçari siguronte lëndë narkotike në sasi dhe më pas i ndante në doza, të cilat i shiste në lagje të ndryshme të Tiranës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.