Aktualitet dhe Lajme

Koçiu: Në Korrik, 20 mijë punonjës të sistemit shëndetësor përfitojnë nga rritja e re e pagave

Share

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka bërë me dije se nga muaji korrik, 20 mijë punonjës të sistemit shëndetësor përfitojnë nga rritja e re e pagave. Deklaratën Koçiu e bëri gjatë një vizite në spitalin e Librazhdit.

Qeveria shqiptare dhe MSHMS punuan dhe realizuan premtimin për të rritur akoma më shumë pagat edhe për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët këtë vit me 20 mijë lekë mbi pagën ekzistuese për mjekët përgjithshëm dhe me 15 mijë lekë mbi pagën ekzistuese për të gjithë infermierët”, deklaroi ajo.

Qeveria dhe MSHMS ka mundësuar edhe programin e veçantë në mbështetje të mjekëve dhe infermierëve për kredi me 0% interes për blerjen e banese.

Kushdo që nuk ka një banesë dhe është në kërkim të shtëpisë të tij të parë i jep mundësi këtë vit 45 kuotava për të përfituar nga kreditë falas për shtëpi. E ka mundësinë që të marrë një kredi me interes zero nga shteti kjo falë bashkëpunimit edhe të mbështetjes që MSHMS, qeveria shqiptare i japin mjekëve dhe infermierëve të rinj”, deklaroi ministrja e Shëndetësisë.

Gjithashtu, Koçiu u bëri thirrje mjekëve të përgjithshëm që të aplikojnë në fazën e dytë të specializimit për mjekë familje dhe urgjence, ku për herë të parë këtë vit është hequr testimi dhe pranimi bëhet vetëm mbi bazën e mesatares. “Janë specializime që ju mundësojnë që përgjatë tre viteve të studimit të merrni pagën 100% të pagës së mjekut specialist gjatë periudhës së specializimit”, tha ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.

Për ndjekjen e këtyre dy specialiteteve prioritare për mbulimin me mjekë specialistë  çdo spital bashkiak e rajonal, gjithashtu specializantët mund të kryejnë praktikat mjekësore jo vetëm në spitalet universitare, por edhe në spitalet rajonale pranë vendbanimeve, si dhe ata të cilët kanë tashmë një vend pune, mund të rikthehen po aty pas përfundimit të studimeve të nivelit të tretë./m.j


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button