Aktualitet dhe Lajme

Kërkuan heqjen e masës së arrestit shtëpiak, GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Berishës dhe Malltezit

Share

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi kanë dërguar sërish në GJKKO për të hequr masën e arrestit shtëpiak. Ashtu siç edhe në kërkesat e tjera GJKKO e ka rrëzuar edhe kësaj herë kërkesën e tyre.

Berisha ndodhet në arrest shtëpiak që prej 30 dhjetorit 2023. GJKKO rrëzoi kërkesën për revokim të masës së sigurisë për ish kryeministrin dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi të akuzuar për korrupsion lidhur me aferën e privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani që u pasua me ndërtimin e 19 kullave. Në seancë prokurororët treguan materiale për takimet e Berishës me gazetarin e Rait dhe Elmar Brok. Ata thanë se Berisha nuk respektoi vendimi i masës së sigurimit.

Gjithashtu sipas prokuroreve Berisha ka futur mjete teknike në banese dhe me këto fakte prokurorët kërkuan të rrëzohet kërkesa për revokim mase. Kërkesa u pranua nga gjyqtarja Gjoka.



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button