Aktualitet dhe Lajme

Kampionit të peshëngritjes Erkand Qerimajt i jepet titulli “Qytetar Nderi” i Tropojës

Share

Bashkia Tropojë i ka dhene zyrtarisht Erkand Qerimajt titullin “Qytetar Nderi”. Vleresimi kampionit te peshengritjes i eshte dhene gjate nje aktiviteti kulturore artistik ne qytetin e Bajram Currit dhe i eshte akorduar nga Kryetari i Bashkise se Tropojes Rexh Byberi dhe gazetari Robert Rakipllari.
Erkand Qerimaj është një sportist rekordmen që i ka dhënë vendit, ka lartësuar emrin Shqipëri fal krahëve të tij. Eshtë mjaft i njohur për publikun, quhet Erkand Qerimaj. Ka bërë krenar çdo shqiptar me arritjet sportive. Gjithçka e ka fituar me mund dhe sakrifica me përuljen më të madhe për arritur në këtë pikë të suksesit fal aftësive të tij, duke punuar pa u lodhur për të arritur rezultatet e tij maksimale në sportin e peshëngritjes, por edhe lartësuar emrin e Shqipërisë në arenën ndërkombëare në aktivitete sportive duke u shpallur kampion Europe. Djaloshi fenomenal, me këtë arritje të jashtëzakonshme ka marr me vete energjinë e te parëve që të sjell ajri i bjeshkëve të Tropojës fal gjyshit, ai është me originë nga Geghyseni dhe natyrshëm për çfarë kanë marrë në gen, i jashtëzakonshmi Qerimaj do të përçonte gjithë energjinë, aftësinë e tij për të qenë sot një krenari shqiptare!
Erkand Qerimal me origjinë nga Geghyseni i Tropojes, lindur në Shkodër aty ku mori dhe mësimet e para deri në arsimin e mesëm në gjimnazin “28 nentori”, (gjyshi i tij i larguar rreth viteve ’40 nga Geghyseni, Tropojë) është kampion Europe, e përpos vlerësimeve të ndryshme, vlerësimi i marrë të premten (10 nëntor 2023), nga Bashkia Tropojë ka qenë me i ëmbli, më i dashuri.
Keshilli Bashkiak i Tropojës e ka shpallur Erkand Qerimajn titullin ”Qytetar Nderi” me herët për te ia akorduar titullin ne nje ceremoni javën e pare te muajit maj. Është ky nderi më i madh që djaloshi me origjinë nga Geghyseni ka marrë dhe emocionet për të janë mjaft të mëdha. Pas propozimit të Klubit të shkrimtarëve dhe artistëve Tropojë, Këshilli Bashkiak ka votuar dhënien e titullit ‘’Qytetar Nderi’’ i Tropojës për sportistin e mirënjohur.
Kampioni Qerimaj, veçse një sportist i përmasave të mëdha, është dhe një njeri fisnik, familjar i rregullt, por dhe një njeri i cilin veçse i edukuar edhe ka studiuar. Peshëngritësi dhe sportisti i përmasave të jashtëzakonshme Erkand Qerimaj që ngriti peshë zemrat e shqiptarëve duke u shpallur kampion Europe dhe vënë mbi shpatulla flamuri kuqezi para kamerave të mediave ndërkombëtare ka mbaruar dy fakultete. Ka mbaruar studimet e larta duke u diplomuar për Drejtësi në Universitetin Marin Barleti, si dhe ka mbaruar shkollën e Avokatisë dhe marr licensën dhe ka të drejtën e ushtrimit të avokatit.
Qerimaj nuk kishte se si të mos studionte edhe në Universitetin e Sporteve dhe mbaruar masterin profesional Mësues Fiskulture/Tranjer për të punuar më pas në shkollën e mesme “Ibrahim Rugova” si dhe pedagog i Universiteti i Sporteve tek “Marin Barleti”.

Karriera Sportive e Erkand Qerimaj
2022: Lojerat Mesdhetare, Oran- Algjeri, Medalje Argjendi
2022: Kampionati Europian Shqiperi Tirane, Kampion Europe.
2021: Kampionati Boteror Uzbekistan, Vendi I 4
2021: lojerat olimpike Tokyo, vendi I 9
2021: Kampionati Europian, Moske- Rusi, vendi I 6
2019: Doha Qatar, Grand Prix, 3 medalje argjendi
2019: International Naim Suleymanglu, 3 medalje Argjendi
2019: Kupa Mesdhetare San Marino, 3 medalje Ari
2019: Kampionati Europian Gjeorgji, Vendi I trete, Medalje Bronxi
2017: Kampionati Boteror Amerike , Vendi I trete, Medalje Bronxi
2017:Kampionati Evropjan Split Kroaci: Dy medalje . Nje argjent , nje bronxi
Nenkampion Europe ne peshen 77 kg
2015: Vendi I 10-të në Kampionatin Botëror
2014: Kampionati Europian në Tel Aviv: Kampion, duke u renditur i pari për peshën 77 kg në dy garësh (349 kg)
2014: Kampionati Europian në Tel Aviv: Kampion, duke u renditur i pari për peshën 77 kg (194 kg në stilin e shtytjes)
2013: Kampionati Boteror Poloni , vendi i gjashte
2011: Kampionati Botëror në Pekin: Renditja i 11-ti në klasifikim
2010: Kampionati Botëror (Antalia) I gjashti në renditje
2009: Kampion i Mesdheut
2008: Pjesëmarrës në Lojërat Olimpike “Pekin 2008”
Rekorde Ndërkombëtare
2007: Kampion Bote
2006: Kampion Bote në stilin e shtytjes dhe nën kampion në dy garësh
2005: Nën kampion Europe në peshën 69 kg për U-17 dhë për të rinj.
2004: Medalje bronxi në peshën 62 kg
2003: Kampion i trefishtë Europe në peshën 56 kg
2002: Kampion i trefishtë Europe në peshën 50 kg për U-17
2 Rekorde Botërore për të Rinj
2 Rekorde Europiane
2 Rekorde Mesdhetare

Vlerësimet e tjera për Erkand Qerimaljn
Prill 2012: Presidenti i Republikës Bamir Topi e nderon me Urdhrin “Mjeshtër i Madh” Mirenjohja e qytetit nga “Bashkia Shkoder”
Korrik 2022 Medaljen “Gjergj Kastrioti Skenderbeu nga Presidenti i Republikës
2023-Ylli i Mirënjohjes Publike nga Kryeministri Z.Edi Rama


Huazuar nga StartNews.

Back to top button