Aktualitet dhe Lajme

Kader Kicaj shfaqet në një studio, a do t’i futet tregut muzikor?

Share

Bukuroshja nga Prizreni, Kader Kicaj, mori vëmendje të madhe gjatë kohës që ishte në Big Brother VIP Kosova 2.

Ajo ka qenë njëra nga banoret më të përfolura për shkak të rrethanave që krijoi në shtëpi.

E këtë herë, modelja shfaqet nga një studio muzikore që lë vend edhe për dyshime.

Zeshkania shfaqet me telefon në duar duke interpretuar dhe me këtë nxit fansat, nëse ka në plan që t’i futet edhe muzikës.

Kjo në fakt ka ndodhur edhe me shumë konkurrentë të tjerë nga Big Brother, të cilët pas këtij spektakli kanë sjellë edhe këngë.

Sido që të jetë, pritet të shihet në vijim se çfarë ka rezervuar për fansat.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button