Aktualitet dhe Lajme

Iu gjetën gjurmët e gishtërinjve në pistoletën që u vra i ati, Amarildo Meta: Nuk e kam prekur armën, ndihmova vëllanë…

Share

Amarildo Meta, djali i vogël i familjes Meta, nuk ka preferuar të japë shpjegime tek oficerët e policisë në lidhje me gjurmët e gishtërinjve të gjetura në qytën e pistoletës dhe qeses plastike që ishte mbështjellë arma me te cilën u vra Pëllumb Meta.

19-vjeçari vijon t’u qëndrojë deklarimeve fillestare duke pohuar se nuk ndodhej në shtepi në momentin e krimit.
Ai u shpreh se nuk e ka prekur pistoletën, por se vetëm ka ndihmuar vëllanë, Hysen Metën për të fshehur makinën.

“Unë nuk kam lidhje me vrasjen e babait. Nuk ndodhesha në shtëpi në momentin e krimit, isha në punë te servisi. Aty ka edhe kamera sigurie dhe ju e keni verifikuar këtë fakt. Kur kam shkuar në shtëpi kishte ndodhur ngjarja. Nuk kam asnjë ide se si kanë përfunduar gjurmët e gishtërinjve të mi në pistoletë. Une s’e kam prekur fare pistoleten as para dhe as pas ngjarjes. Nuk di çfarë të them. Unë kam ndihmuar vëllnë vetëm për të fshehur makinën. Me armën s’kam lidhje fare”, ka deklaruar Amarildo Meta gjatë marrjes në pyetje pas rezultatit të analizave që dolen nga laboratori i kriminalistikës.

Për krimin makabër, vrasjen e më pas groposjen e 49-vjecarit, janë arrestuar dy djemtë Hyseni dhe Amarildo, si dhe vajza, Hygerta Meta.

Fillimisht ishte studentja e cila pranoi se kishte vrarë babanë, pasi ai do të fejonte pa dëshirën e saj, më pas hetuesit dolën në konkluzionin se autor i vrasjes është djali Hyseni. Por, në gjykatë, Hygerta këmbënguli se e kreu krimin e vetme, çka i çoi hetimet në pikën zero.

Pëllumb Meta u denoncua si i zhdukur nga djali Hyseni tri ditë pasi e kishin vrarë brenda në shtëpi dhe zhdukur trupin pranë kasolles./albeu.com




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button