Aktualitet dhe Lajme

Ishin në proces divorci, burri vret gruan dhe e hedh në pus, më pas qëllon edhe veten

Share

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Manisa të Turqisë, ku një person, vrau me një pushkë gjuetie bashkëshorten e tij dhe e hodhi më pas në një pus, dhe më pas ka tentuar të vetëvritet.

Sipas mediave turke, Gozde Yilmaz, 27 vjeç, nëna e dy fëmijëve përkatësisht 2 dhe 6 vjeç, ishte në proces divorci me bashkëshortin e saj, me të cilin kishte pasur një debat të ashpër pak ditë më parë, që më pas përshkallëzoi në përdorimin e dhunës dhe armëve të zjarrit.

Pasi e qëlloi gruan e tij, autori e mori në makinën e tij me targa 45 AIR 828 dhe më pas e hodhi trupin e saj në një pus të mbushur me ujë 3 metra të thellë. Pas kësaj, autori ka tentuar vetëvrasjen duke qëlluar veten në kokë.

Kanë qenë banorë të zonës, të cilët kanë dëgjuar të shtënat dhe kanë lajmëruar ekipet e emergjencës dhe policinë. Këta të fundit kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku edhe janë përballur me pamjet e tmerrshme.

Ishin në proces divorci, burri vret gruan dhe e hedh në pus, më

Forcat zjarrfikëse nxorën trupin e pajetë të gruas nga pusi, ndërsa autori u dërgua me urgjencë në spital për marrjen e ndihmës mjekësore, pasi mbeti i plagosur rëndë. Aktualisht raportohet se ai është ende gjallë dhe ndodhet në terapi intensive, jashtë rrezikut për jetën.

/a.r


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button