Aktualitet dhe Lajme
Ish-kryebashkiaku Jorgo Goro shfaq probleme shëndetësore, përfundon në spital
Pas qëndrimit të tij në qeli, pasi ndodhet i arrestuar për akuzën e shpërdorimit të detyrës, ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro ka përfunduar në spital.
Mësohet se Goro nuk është ndjerë mirë mbrëmë nga ana shëndetësore, ndaj dhe autoritetet e burgut e kanë transferuar atë për ndihmë mjekësore në QSUT.
Raportohet se Goro vuan nga probleme të zemrës dhe me tensionin.
Kujtojmë se sot Goro ka dhënë dorëheqje nga detyra e kryebashkiakut.