Aktualitet dhe Lajme

Investimi do të nxisë turizmin, ja kur pritet të përfundojë – Abc News

Share

schedule14:43 – 24 Maj, 2023

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga punimet që po bëhen në aksin rrugor Maliq-Lozhan i Ri-Strelcë, të cilat pritet të përfundojnë pranverën e ardhshme. Kreu i qeverisë thotë se ky investim në infrastrukturë do të nxjerrë në pah një itinerar të ri rrugor duke nxitur turizmin natyror.

Postimi i kryeministrit Rama:

🛣🚦🏗️👷‍♀️👷🏼Kantieri i punës në aksin rrugor Maliq-Lozhan i Ri-Strelcë, që pritet të përfundojë në pranverën e vitit të ardhshëm si një infrastrukturë e rëndësishme
që do të përmirësojë ndërlidhjen e komuniteteve të kësaj zone me qëndrat urbane, e do të nxjerrë në pah edhe një itinerar të ri rrugor, që kalon përmes një peizazhi fantastik, duke nxitur një perspektivë të re për turizmin natyror🖼️

 




Huazuar nga abcnews.al

Një kafe nga ju!

Back to top button