Aktualitet dhe Lajme

I vunë flakën dy automjeteve mëngjesin e sotëm në Korçë, arrestohen katër autorët e dyshuar

Share

Katër persona janë arrestuar pasi dyshohen se janë autorët e djegies së dy automjeteve në qytetin e Korçës.

Ngjarja ka ndodhur në orën 02:00 në lagjen nr 4 dhe nr 14 të Korçës, ku ka rënë zjarr në automjetet e G.C dhe J.G. Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Autorët e kësaj ngjarje janë  K. Sh., 18 vjeç, dy 17-vjeçarë dhe një 16-vjeçar, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet të kenë djegur automjetet pas një konflikti për motive të dobëta, të ndodhur rreth dy javë më parë, me pronarët e automjeteve G. C. dhe J. G.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Huazuar nga StartNews.

Back to top button