Aktualitet dhe Lajme

I pezulluar por i pashqetësuar, shikoni Mirlind Dakun në stërvitje pas vendimit të UEFA-s (VIDEO)

Share

Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Mirlind Daku nuk do të luajë nesër kundër Spanjës.

Ky vendim është marrë nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA duke e dënuar me dy ndeshje pezullim për shkak të incidentit të ndodhur pas përfundimit të ndeshjes së EURO 2024, Shqipëri-Kroaci.

Lexo më tej: UEFA nuk fal, pezullon Mirlind Dakun 

Por duket se ky dënim nuk e ka trishtuar aspak futbollistin, përkundazi shfaqet mjaft i lumtur.

I dërguari ynë në Gjermani, Kristi Sejatllari ka arritur të sigurojë pamje ekskluzive nga stërvitja e Kombëtares. Aty shihet Daku i cili bisedon me Rei Manaj përsa i përket pezullimit.



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button