Aktualitet dhe Lajme

“I lumtur për paraqitjen, ishim deri në fund pranë barazimit”, Silvinjo pas humbjes me përmbysje: I ndodh edhe Mançesterit, Liverpulit e Realit

Share

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, u shpreh se ishte i kënaqur me paraqitjen e skuadrës në ndeshjen e parë të saj në EURO 2024, edhe pse u mund 2-1 nga Italia.

“I zhgënjyer nga rezultati, i lumtur për paraqitjen. Nuk kemi bërë mirë në 20-25 minutat e parë, ishte shumë e vështirë për ne. Më pëlqeu që luajtëm një ndeshje ndaj një Italie që është kampione në fuqi, në një fushë të bukur dhe deri në fund ishim aty, pranë një barazimi.

Pse ndodhi? Kundërshtari është i fortë, ngarkesë emocionale, shumë pak nga gjithçka. I ndodh edhe ekipeve të mëdha, Mançesterit, Liverpulit, Realit kur kundërshtari është i fortë.

Pikë së pari duhet të falënderoj njerëzit në stadium. Ishte i mbushur me shqiptarë. Nuk duhet të harrojmë që kemi bërë një rrugëtim shumë të bukur, për të arritur këtu me shumë sakrificë në Europianin e dytë për Shqipërinë, kemi punuar 12 orë në ditë. Për skuadrën,  lojtarët, vendin. Jemi qartësisht këtu për të fituar ndeshje. Por u them edhe lojtarëve që t’u gëzohen një turneu, pranisë në një ndeshje siç është kjo në Europian”, tha Silvinjo për TV Klan pas sfidës. PANORAMASPORT.AL


Huazuar nga StartNews.

Back to top button