Aktualitet dhe Lajme

I dënuar më parë për vrasje/ Arrestohet 39-vjeçari në Memaliaj, dhunoi anëtarin e familjes

Share

Pëllumb Çela,39-vjeçari i cili ka një vit që ka dalë nga burgu pasi në vitin 2001, kur ishte vetëm 26-vjeç u dënua me 25 vjet heqje lirie për akuzën e vjedhjes me armë me pasojë vdekjen e 2 ushtarakëve, është arrestuar në Memaliaj pasi akuzohet për dhunë në familje.

Ushtarakët, kushërinj, u vranë në një pritë të ngritur ndaj tyre në mesnatën e 7 marsit të vitit 2000. Ata udhëtonin me gjithë familjet e tyre drejt Tiranës për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të një të afërmes së tyre.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button