Aktualitet dhe Lajme

Hetimet për Inceneratorin e Elbasanit, shoqërohen në komisariat 4 zyrtarë të kompanisë “ECO Alb”

Share

Katër zyrtarë të kompanisë “ECO Alb” janë shoqëruar për në komisariatin e Elbasanit ditën e sotme pas një hetimi të nsiur mbi Inceneratorin e qytetit pas një zjarri të rënë në landfill në korrik të vitit 2023.

Burime për media kanë bërë me dije se policia ka shoqëruar drejtorin e kompanisë, një inxhinier, një përgjegjs dhe një zyrtar të rëndësishëm të shoqërisë “ECO Alb”.

Sipas asaj që kemi raportuar më herët, Prokuroria e Elbasanit së bashku me Policinë e Shtetit kanë nisur hetimet për Inceneratorin e Elbasanit pas një zjarri të rënë në ambientet e ladfillit më 27 korrik të vitit 2023.

Faktet penale më të cilën kanë nisur hetimet në këtë dosje janë “Shkatërrimit të pronës me zjarr” dhe “Ndotjes së ajrit”. Ky hetim është zgjeruar më tej teksa Prokuroria e Elbasanit ka përfshirë në hetime dhe kompaninë “ECO Elb” për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv”, përgjegjëse për administrimin dhe grumbullimin e mbetjeve në ambientet e hapura të inceneratorit.

Ky hetim ka nisur pas ndikimit të madh që kjo ngjarje ka patur në mjedis ndërsa po verifikohen të gjitha rastet e shërdorimit të detyrës apo neglizhencës nga përgjegjësit e inceneratorit.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button